Lajçak: Të merren hapa të menjëhershëm për de-përshkallëzim të situatës në veri

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka folur edhe njëherë për situatën në veri të vendit.
Ai është shprehur se duhet që të merren hapa të menjëhershëm de-përshkallëzim të situatës në veri të vendit.

Marketing

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook,ku ka deklaruar se gjatë kësaj jave për situatën në veri kishte raportuar tek ambasadorët e NATO-së dhe Bashkimit Evropian.

“Gjatë vizitës sime në selinë e NATO-s, u takova edhe me zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana, për të diskutuar situatën në veri të Kosovës. Të dy ramë dakord se duhet të ndërmerren hapa të menjëhershëm për de-përshkallëzimin”, ka thënë Lajçak.

Lajçak ka shtuar se ka marrë pjesë në Forumit e Prespës në Maqedoninë e Veriut, për të cilin tha se ka folur për zhvillimet e fundit në rajon, në veçanti situatën në veri të Kosovës.