Lajçak zotohet se do të punojë fuqishëm për rikthimin e dialogut Kosovë-Serbi

Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar bisedë telefonike me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Marketing

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miraoslav Lajçak, është zotuar se do të punojë fuqishëm për rikthimin e dialogut.

Siç bëjnë të ditur mediet serbe, transmeton lajmi.net, Lajçak gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Raportohet se gjatë kësaj bisede se, Vuçiqi citohet t’i ketë thënë Lajçakut se shteti i tij është i angazhuar për të ruajtur stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe do të vazhdojë të ndjekë një politikë paqeje dhe bashkëpunimi.

Në anën tjetër, përfaqësuesi Special i BE-së, Lajçak ka bërë të ditur se do të punojë fuqishëm për të përparuar në dialogun Kosovë-Serbi dhe se ai do të takohej me Vuçiqin sapo të kalojë kriza shëndetësore e shkaktuar nga koronavirusi, transmeton më tutje lajmi.net.

Po ashtu “rts.rs”, shkruan se Lajçaku ka vlerësuar lartë përpjekjet e Vuçiqit dhe të qeverisë serbe për parandalimin e përhapjes së sëmundjes COVID-19.

Në anën tjetër, Vuçiq i ka shprehur edhe shqetësimet e tija Lajçakut në lidhje me shëndetin e qytetarëve serbë që jetojnë në Kosovë, përkatësisht përhapjen e koronavirusit e që sipas presidentit serb, Qeveria e Serbisë tashmë ka shprehur vendosmërinë e saj që të jap kontributin e saj dhe t’i ndihmojë serbët që jetojnë në Kosovë.

Sipas këtij mediumi, Vuçiq i ka thënë Lajçakut se, Qeveria e Serbisë ka shprehur gatishmërinë që të bashkëpunojë edhe me shqiptarët në Kosovë dhe me institucionet kosovare për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.