Lautaro Martinez ka rinovuar kontratën me Interin deri në vitin 2029.
Kapiteni e zgjati marrëveshjen edhe për 5 vite të tjera. Lajmi tashmë është bërë zyrtar, ndërsa në rrjete sociale klubi ka shkuar: “Kjo është historia e një demi dhe një gjarpri…”.
“FC Internazionale Milano njofton se ka arritur një marrëveshje për vazhdimin e kontratës së lojtarit Lautaro Martinez deri më 30 qershor 2029”, thuhet në njoftimin e klubit zikaltër.
Lautaro luan për Interin që nga viti 2018. I blerë nga Racing Club de Avellaneda për rreth 25 milionë, argjentinasi e mbylli vitin e kaluar si golashënuesi më i mirë i ligës me 24 gola në 33 ndeshje. Në vitin 2024 ai fitoi edhe Kupën e Amerikës si golashënuesi më i mirë, duke qenë padyshim një vit i mirë për të.