Lajm i madh për Liverpoolin

Shefi ekzekutiv i Premierligës, Richard Masters, ka deklaruar se Liverpoolit do t’i lejohet prezantimi i trofeut nëse është e mundur pavarësisht se tifozët nuk do të jenë në gjendje ka shikojnë ceremoninë nga brenda stadiumit.

Marketing

Liverpool ka nevojë edhe për vetëm gjashtë pikë për t’u kurorëzuar me titullin e kampionit në Premierligë pas pritjes së gjatë prej 30 vitesh.

Klubet e Premierligës kanë kryer testimet për koronavirus dhe gjatë të martës presin që të nisin stërvitjet, si fazë finale para rifillimit të sezonit.

“Nëse është e mundur, po. Ne do të dëshironim të kishim një prezantim të trofeut për t’iu dhënë lojtarëve dhe stafit momentin për të cilin kanë punuar kaq shumë”, ka deklaruar Masteres, kur është pyetur nëse Liverpoolit do t’i mundësohet ngritja e trofeut të Premierligës.

“Ne do të provonim dhe do ta bënin nëse nuk do të ishte e mundur për shkak të shqetësimeve të sigurisë”.

Pas 29 xhirove, Liverpool kryeson në Premierligë me 82 pikë, duke u ndjekur nga Manchester City me 57 pikë.

Marketing