Lajm i mirë nga spitalet e COVID, 11 të shëruar sot, shkon në 165 numri total

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se edhe 11 pacientë të tjerë janë shëruar nga koronavirusi COVID-19.

Marketing

“Lajm i mirë: 11 të shëruar sot”, deklaroi Kryeministri në orët e para të kësaj të enjteje.

Me 11 të shëruarit e sotëm ka shkuar në 165 totali i personave të shëruar nga COVID-19 në vendin tonë.

Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 22 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Sic e tregojnë edhe shifrat e ditëve të fundit, ku ka raste brenda të njëjtës familje, është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19.