Lajm i mirë për shqiptarët që punojnë në Gjermani!

Gazetari i medias gjermane, Bahri Cani përmes një postimi në Facebook ka bërë me dije një lajm të mirë për shqiptarët në Gjermani.

Marketing

Ai ka treguar që në disa vende në Gjermani ka filluar dhënia e parapëlqimeve për punëtorët pa kualifikime, përcjell “Bota sot”.

Tutje, Cani thotë që kontigjenti i Kosovës por edhe i Shqiperisë ka qenë i bllokuar nga fundi i vitit të kaluar, për shkak të numrit tepër të madh të kërkesave.

Ndër të tjera, gazetari shton që ani pse ka filluar ky proces përsëri, kërkohet që të mos bëhet më shumë se një kërkesë pasi mund të bllokohet përsëri.

Fillon dhënia e parapëlqimeve për punëtorët pa kualifikime

Në këto momente më njoftojnë se Agjencia për Punë në disa vende të Gjermanisë ka nisur të dërgojë parapëlqimet për këtë vit. B. S. me origjinë nga Kosova ka marrë (me 2. janar 2025) parapëlqimin për kërkesën që ka dorëzuar me datën 4. korri të vitit të kaluar në komunën Kempten. Me rëndësi është pra që parapëlqimet (Vorabzustimmung) kanë filluar të jepen prapë. Kontigjenti i Kosovës por edhe i Shqiperisë ka qenë i bllokuar nga fundi i vitit të kaluar, për shkak të numrit tepër të madh të kërkesave. Në vit për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina) jepen 50.000 viza pune për punëtorët pa kualifikime. Për Kosovën jepen më së shumti, rreth 920 në muaj. Por nga Agjencia bëjnë thirrje që të mos bëni më shumë se nga një kërkesë, për shkak se kontigjenti për vitin 2025 mund të bllokohet prapë. Vitin e kaluar 2024 ky kontigjent është plotësuar për Kosovën brenda dy muajve. Sdq, lajmi i mirë për ata që presin është se dhënia e Vorabzustimmung ka filluar për vitin 2025.

Marketing