Lajm i tmerrshëm për Bayernin, Kimmich nuk rikthehet këtë vit

Ylli i Bayern Munichut, Joshua Kimmich nuk do arrijë të shërohet nga lëndimi para vitit 2021 pas operacionit në gju.

Marketing

25-vjeçari u zëvendësua në minutën e 36-të pasi lëndoi muskujt në fitoren ndaj Borussia Dortmundit, transmeton lajmi.net.

Klubi gjerman përmes një komunikate ka konfirmuar se gjermani nuk do rikthehet së paku deri në janar.

Shkaku i këtij lëndimi të tmerrshëm, lojtari do humbasë edhe ndeshjet e Kombëtares së Gjermanisë.

Nga ana tjetër, Bayerni vazhdon me formën e frikshëm duke qenë në kreun e Bundesligës dhe realizuar 27 gola në vetëm shtatë ndeshje.

Marketing