Lajm: Pjesëtari i Grupit të Kumanovës rrah rëndë Mile Janakievskin në burgun e Shutkës?

Burime të Gazetës Lajm kanë njoftuar se sot ka ndodhur një incident në burgun e Shutkës. Sipas tyre, pjesëtari i Grupit të Kumanovës me iniciale E.K. e ka rrahur ish ministrin e transportit dhe lidhjeve, Mile Janakievski. Falë intervenimit të autoriteteve të burgut, është penguar aksident më i rëndë.

Marketing

Burimet tona nuk japin detaje se si ka ardhur deri te kontakti mes E.K. dhe Mile Janakievskit, por thonë se incidenti ka ndodhur në oborrin e burgut.

Zyrtarisht nuk ka ende as konfirmim e as demant ndaj këtij informacioni.