Lajm pozitiv për Piolin, Zlatan kthehet në stërvitje

16:48 | 27 Prill 2021

Marketing

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic është kthyer në stërvitje me grupin, pasi humbi tre ndeshjet me klubin.

Veterani, i cili zgjati marrëveshjen e tij me Rossonerët javën e kaluar, ka humbur tre ndeshjet e fundit në Serie A, e para për shkak të pezullimit të kartonit të kuq dhe më pas kundër Sassuolo dhe Lazio për shkak të problemeve të muskujve, transmeton lajmi.net.

Zlatan, i cili ka shënuar 15 gola në 17 ndeshje, duket se do të kthehet kundër Benevento këtë fundjavë. Milani po ka probleme të gjejë zëvendësues për suedezin, ku Mario Mandzukic zhgënjeu në parqitjen ndaj Lazios.

MilanNews raporton se kushtet e 39-vjeçarit janë përmirësuar në ditët e fundit dhe konfirmojnë se ai mori pjesë në stërvitje me grupin e lojtarëve.

Rossonerët aktualisht kanë pikë të barabarta me Juventusin dhe Napolin, ku janë edhe duke luftuar për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/

Marketing