Lajme të këqija për Inter, Sime Vrsaljko ka dalë nga fushë i dëmtuar në minutën e 19-të ë ndeshjen e Kroacisë ndaj Spanjës në Nations League. Mbrojtësi i krahut është dëmtuar në gjurin e majtë.
Ai menjëherë kërkoi të zëvendësohej dhe në vendin e tij është futur Marko Rog i Napolit. Një lajm i keq për klubin e tij të ri, teksa Vrsaljko kishte gjithë verën që vuante nga dëmtimet. 26-vjeçari iu bashkua Inter-it nga Atletico Madrid në formë huazimi me të drejtë blerje në fund të sezonit.