Lajthitë ruajnë zemrën dhe enët e gjakut

Lajthitë janë të pasura me proteina dhe kripëra minerale, duke bërë të mundur ruajtjen e zemrës dhe enëve të gjakut.

Marketing

Lajthitë janë fruta të thata shumë të ushqyeshme, ku mund të konsumohen kur janë të freskëta, të thata dhe të përpunuara në ëmbëlsira të ndryshme.

Lajthitë përmbajnë gati 60 % vaj, albuminë dhe pak sheqerna.

Gjithashtu, lajthitë janë të pasura me proteina dhe kripëra minerale, duke bërë të mundur ruajtjen e zemrës dhe enëve të gjakut.

Në treg ka shumë tipe të frutave me vaj, si bajamet, fistekët, kikirikët, arrat, farat e kungullit dhe luledielli. Por ato më të mirat janë ato pa kripë apo pa përbërës të tjerë sepse kështu ruajnë të gjitha vlerat ushqyese. Dobitë e lajthive janë:

Kanë yndyra të shëndetshme dhe mbajnë kolesterolin e ‘keq’ nën kontroll.

Përmbajnë proteina të lehta dhe fibra.

Janë plotë me minerale dhe vitamina.

Përmbajnë vitaminën P, të tipit antioksidant, që shërben për të kontrolluar veprimet agresive tonat.

Marketing