LAMM: Rritje e frekuencës së automjeteve në VK Tabanoc

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, në rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur. Në vendkalimin Tabanoc ka rritje të frekuencës së automjeteve për dalje dhe hyrje. Në pikat e tjera kufitare, në anën maqedonase, nuk ka më ndalime.

Marketing

Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.