Ballina Lajme Maqedoni LAMM: S’ka ndalesa të gjata në vendkalimet kufitare

LAMM: S’ka ndalesa të gjata në vendkalimet kufitare

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa nëpër rrugë të thata, me intensitet mesatar në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit, transmeton Alsat. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka ndalesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë apelon për kujdes të veçantë në rrugët Katlanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçani – Delçevë.

Marketing

SI pasojë e asfaltimit, rruga rajonale R2335 Zhitoshe – Krivogashtani do të mbyllet për qarkullim nga ora 09:00 deri në orën 15:00.

Për shkak të punimeve, rruga rajonale që kalon përmes Parkut Kombëtar Galiçica do të mbyllet për çdo lloj automjeti, respektivisht në pjesën nga “Baba” deri në Doganë, nga ora 08:00 deri në 17:00.

Marketing
Exit mobile version