Lamtumirë Barcelona, Interi siguron kualifikimin në Champions League

Skuadra e Interit ka siguruar kualifikimin në fazen e eliminimit direkt në Champions League.

Marketing

Zikaltërit sonte mposhtën Viktoria Plzen me rezultatë të thellë 4-0, duke siguruar edhe matematikisht kualifikimin ku e dërgon skuadrën e Barcelonës në Europa League.

Golat për Interin i kanë shënuar Mkhitaryan, Dzeko (x2) dhe Lukaku.

Kur ka mbetur vetëm edhe një ndeshje në fazen e grupeve, Interi ka grumbulluar 10 pikë dhe renditet në vendin e dytë me 6 pikë para Barcelonës që sonte luan kundër Bayern Munchen, e cila ka siguruar kualifikimin javën e kaluar.

Në anën tjetër Viktoria Plzen nuk ka asnjë pikë në pesë ndeshje deri më tani.

Bayern dhe Inter do të luajn në fazën e eliminimit direkt të Champions League, Barcelona do të luaj në Europa League, ndërsa Plzen eliminohet tërësisht.