Në orën 11:00 të kësaj të hëne pritet që të nis shërbesa mortore shtetërore para se Mbretëresha Elizabeth të dërgohet për në banesën e fundit.
Por çfarë do të ndodhë gjatë gjithë ditës së sotme sipas protokollit të pallatit mbretëror?
Ndërkohë në orën 8:00, dyert e Westminster Abbey hapen për 2000 të ftuarit e pritur, nga liderët botërorë te punëtorët e thjeshtë.
Më tej në 10:44, kortezhi i parë i ditës do të niset, me mbretin Charles dhe anëtarët e tjerë mbretërorë që ecin pas arkivolit të Mbretëreshës ndërsa tërhiqet nga marinarët në karrocën e armëve shtetërore nga Salla e Westminsterit në Westminster Abbey
Në 11:55, do të mbahen dy minuta zi kombëtare. Ndërsa në orën 12:15 një procesion i dytë, më i madh do të dërgojë arkivolin e saj në Wellington Arch.
Në orën 13:00, arkivoli i saj do të dërgohet në Windsor përgjatë një rruge që pritet të jetë e tejmbushur me njerëz, të cilët do t’i japin lamtumirën e fundit përmes përshëndetjes.
Ndërsa në 15:00, do të fillojë procesioni i tretë i ditës, përmes terrenit të Kështjellës Windsor deri në Kështjellën e Shën Gjergjit. Në po këtë vend, në orën 16:00 do të zhvillohet një shërbesë në përkujtim të Mbretëreshës.
Në fund, në orën 19:30, familja mbretërore do të kthehet në kishë, ku do të varroset pranë bashkëshortit të saj të ndjerë në një ceremoni private.