Urim SALIHU
Kujtime që na mbysin të gjithëve .Në secilën minutë vjen nga një rrëfim i trishtë për ata që s’janë më.Që ikën pak para se pranvera të trokasë.Rrugët do jenë të zbrazura përgjithmonë.Ato rrugë që tretin jetëra të kristalta njerëzish .Si trungje të tharra qëndrojmë të gjithë dhe nuk kemi forcë të ngrihemi nga ajo tragjedi që pamë.Rrugët u përgjakën në atë të mërkurë të zezë.U këputën kaq jetëra të reja në tragjedinë e shumëfishtë dhe ne jemi mbërthyer me zinë dhe heshtjen .
Në atë udhëtim të fundit ishte edhe Rametullai.Nëse do duhej ta përshkruash me pak fjalë atë njeri madhështorë do të ishte -I përkryer.
Sapo pashë të publikuar një foto u godita tejmase,dicka më therri përbrenda si me shpatë .Nuk doja të ishte e vërtetë.Nuk mund ta besoja se ai njeri i mirë ishte lëshuar në krahët e përjetësisë dhe udhëtonte drejt qiellit dhe parajsës.Nuk doja ta besoja se Rametullai nuk ishtë më.E njoha për herë të parë në Qendrën Fluent.Një fetarë i devotshëm, një shqiptar i madh dhe një njeri që të dhemb kur e kujton se mbreti i botës e morri përgjithmonë.
Fëmijët e tij kanë emra profetësh .Janë Musa dhe Isa dhe vajza Munisa. Kur një ditë të rriten do të mësojnë se babai i tyre Rametullai ishte prej të rrallëve,ishte ai që u falte njerëzve dashurinë gjithënjerëzore .Kjo na këput më shumë sepse e njihnim.
Isa ka vetëm katër muaj që ka ardhë në jetë .Ai të paktën tani nuk e ndjen përmasën e dhimbjes për babain e tij që të premten , këtë ditë të madhe do ikë për në banesën e fundit. Isa do rritet si miliona fëmijë të tjerë që se panë kurrë babain, dhe një ditë kur të rritet do ta ndjejë dhimbjen për të.Do ta ndjejë këtë dhimbje por edhe atë krenari sepse kishte një prind që po miliona fëmijë në botë ëndërrojnë ta kenë.
Rametullai kishte mundur të ishte larg vendit të tij.Mund të ishte tek familja në Zvicër,atje ku kishte babain dhe nënën e tij që po i shkatërron dhimbja për krijesën më të pastër dhe të dashur të tyre ,jeta e të cilit u këput në atë aksident fatal dhe ora e jetës u ndal përgjithmonë për të .Rametullai e donte këtë vend dhe nuk e braktiste për asnjë cmim.Ai na mësoi se edhe këtu ka shpresë.
Ne që e njohëm jetojmë me imazhin e gjërave të bukura që ky njeri na la.Të mirët gjithmonë Zoti i merr para kohe dhe Rametullai iku me atë përkushtim fetarë, iku me dashurinë ndaj Zotit .Do na mungosh o njeri i mirë që e deshte këtë vend dhe këta njerëz.Lamtumirë!