Futbollisti shqiptar Nedim Bajrami ka bërë hapin e madhe duke u larguar nga Kombëtarja e Zvicrës U21 para Kampionatit Evropian U21, vetëm që ta përfaqësojë Kombëtaren e Shqipërisë.
Mesfushori luajti për Zvicrën U21 në kualifikimet për Euro 2021 gjatë fazës së grupeve, mirëpo nuk do ta vesh më fanellën e kuqe.
22-vjeçari nga tani e tutje do jetë pjesë e “Kuq e Zinjve” dhe këtë e ka konfirmuar edhe përzgjedhësi i Zvicrës U21, Mauro Lustrinelli.
“Provuam ta bindim Nedim Bajrami të vazhdojë të luajë për Zvicrën”.
“Por, lojtari e bëri të qartë se zemra i rreh për Shqipërinë”.
“Identifikimi është një vlerë themelore për fanellën zvicerane. Kjo është arsye që nuk kishim zgjidhje tjetër përveçse ta lejojmë të shkonte”, deklaroi ai.
Ylli i Empolit ka zhvilluar 12 ndeshje me Kombëtaren e Zvicrës, derisa ka edhe pasaportën e Maqedonisë së Veriut.