Lanë familjen mbretërore, “ndëshkimi” i parë për princ Harryn dhe Meghan

Muzeu i figurave prej dylli në Londër, “Madame Tussauds” ka hequr figurat e Princit Harry dhe bashkëshortes së tij Meghan nga këndi i familjes mbretërore britanike.

Marketing

Ky vendim erdhi pas njoftimit se çifti do të heqë dorë nga detyrat mbretërore pasi synojnë të ndajnë kohën e tyre midis Amerikës së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar për të gdhendur një rol të ri progresiv.

“Madame Tussauds”, i cili përmban më shumë se 250 modele dylli të personazheve të famshme, tha se dy figurat do të shkojnë në një seksion të veçantë, larg nga këndi ku ndodhen Mbretëresha Elizabeth, Princi Philip, Princi Charles, dhe Princi William dhe gruaja e tij Kate.

“Krahas pjesës tjetër të botës, edhe ne po reagojmë ndaj lajmeve befasuese se Duka dhe Dukesha e Sussex do të heqin dorë nga pozicioni i tyre. Si dy nga figurat tona më të njohura dhe të dashura, ato natyrisht do të mbeten një tipar i rëndësishëm në Madame Tussauds, ndërsa presim të shohim se çfarë kapitulli tjetër është rezervuar për ta”, tha menaxheri i përgjithshëm Steve Davies.

Marketing