Xavi Hernandez më në fund pritet të zyrtarizohet si trajneri më i ri i klubit të Barcelonës.
Pas konfirmimit të klubit nga Katari, Al Sadd ku njoftoi se Xavi do të largohet zyrtarisht nga klubi, tani zyrtarizimi i tij tek Barcelona mund të bëhet nga çasti në çast.
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta tani veçse ka konfirmuar se Xavi do të jetë trajneri më i ri i klubit dhe se klubi është duke i kompletuar dokumentet e kontratës.
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta njofton: “Xavi do të jetë menaxheri ynë. Ai do t’i bashkohet Barçës si trajner i ri – ne jemi duke përgatitur dhe nënshkruar kontratat”, konfirmoi ai për ‘MundoDeportivo’, përcjell Fabrizio Romano.
Xavi do të nënshkruajë deri në qershor 2024.