Johan Laporta është duke mbajtur konferencë për shtypin pas largimit të Lionel Messit.
Presidenti i Barcelonës, Johan Laporta ka folur në konferencën për shtyp pas largmit të Lionel Messit.
Laporta theksoi vështirësitë të cilat çuan deri në prishjen e marrëveshjes për kontratën e re me argjentinasin.
“Pas auditimit ne pamë që numrat financiarë ishin më keq sesa kishim menduar, për t’u përshtatur me “Fair Play” ne duhej të pranonim një lloj kredie të të drejtave televizive dhe unë nuk mund ta lejoja atë”, tha ai.
“Klubi është mbi presidentin, mbi stafin dhe mbi lojtarët, çoftë ai më i miri në botë”, shtoi ai.
“Messi dëshironte qëndrimin në Barcelonë, edhe ne e dëshironim atë gjithashtu. Jam i mërzitur, por besoj që kemi bërë gjënë më të mirë për Barcelonën”, tha Laporta.
“Rikthim i situatës? Nuk dua t’ua humbi shpresat, lojtari ka shumë oferta”, përfundoi Joan Laporta.