Laporta: Xavi i përket Barcelonës

Spekulimet mbi të ardhmen e Xavit si trajner nuk kanë të ndalur, ku sipas shumë mediave është vetëm çështje kohe që spanjolli të emërohet në krye të Barcelonës.

Marketing

Në fakt, tani thuhet se gjigandi katalunas dhe Xavi veçse kanë arritur marrëveshje, dhe mbetet vetëm që ish-mesfushori i Barçës të shkëput kontratën aktuale me skuadrën Al-Saad.

Ditën e djeshme në një konferencë për media Xavi tregoi se momentalisht është i fokusuar vetëm te skuadra e tij Al-Saad, duke mos treguar ndonjë gjë të re mbi të ardhmen e tij.
Rreth kësaj situate tani ka folur edhe presidenti i Barcelonës Joan Laporta, i cili përmes një deklarate ka treguar që Xavi i përket “Blaugranëve”.

“Unë mendoj që Xavi është një proces interesant i zhvillimit si trajner, dhe kam vetëm fjalë të mira nga njerëzit të cilët e njohin atë shumë mirë. Kemi biseduar shpesh për dy muaj, dhe kemi një lidhje të mirë, jam i vetëdijshëm për opinionin e tij rreth ekipit”, tha Laporta.

“Kam thënë gjithmonë që Xavi në të ardhmen do të jetë trajner i Barcelonës. Ai e dashuron futbollin, ai i përket Barçës dhe ajo ishte dhe ende është qëllimi i tij. Kam besim te njerëzit afër meje, të cilët e ndjekin atë dhe e njohin atë dhe trajnerët e tjerë”, shtoi presidenti Laporta.

Sipas shumë raportimeve nga media të ndryshme spanjolle, krerët e Barcelonës dhe Xavi kanë arritur marrëveshje që ky i fundit të jetë në rolin e trajnerit te gjigandi katalunas.