Lara Colturi merr bronz në Botëror

Lara Colturi mori medalje bronzi në Botërorit për të rinj që do mbahet në Francë.

Marketing

Skiatorja e Shqipërisë u rendit e treta në garën që u mbajt këtë të premte.

Koha e Larës ishte 1 sekondë e 18 të qindtat nga fituesja, kanadezja Britt Richardson.

17-vjeçarja e skive kuqezi do të marrë pjesë të shtunën në garën e slalomit, sërish me synim medaljen. Përfaqësuesja tjetër e Shqipërisë Chiara Di Camillo u rendit e 61.

Lara në Botërorin e kaluar të zhvilluar në Austri fitoi 1 medalje ari në super gjigant dhe 1 bronzi në slalom gjigant, të parat për vendin tonë në ski për të rinj.