Largime dhe dorëheqje nga Qeveria pas shpalljes së zgjedhjeve?!

Zyrtarë të lartë dhe këshilltarë të kabinetit të kryeministrit Zoran Zaev kanë dhënë dorëheqje pasi që janë shpallur zgjedhjet e parakohshme parlamentare, njofton portali Lider.

Marketing

Siç thuhet ndër të dorëhequrat është edhe këshilltarja e posaçme e kryeministrit për bujqësi, pylltari dhe ekonomizim të ujrave, Lençe Nikollovska, përcjellë INA. Largimet e tyre kanë ndodhur më 1 nëntor dhe se përveç saj janë larguar edhe 17 të punësuar të tjerë, ndër të cilët në pozicione të larta në Qeveri. Ristovska ka konfirmuar lajmin se është larguar dhe se ka angazhim tjetër profesional. (INA)