Largohen 550 metra kub mbeturina nga deponitë e egra që nga fillimi i muajit prill

Që nga fillimi i muajit prill, ekipet e NP Higjiena Komunale – Shkup
larguan gjithsej 550 metra kub mbetje nga deponitë e egra të vendosura
pothuajse në të gjitha komunat e Shkupit.
Në të njëjtën periudhë, Eko-Patrulla e Ndërmarrjes përgatiti 11
procesverbale për persona dhe subjekte juridike të kapur gjatë hedhjes
së mbetjes në mënyrë të paligjshme në sipërfaqet publike dhe të
trafikut.
NP Higjiena Komunale – Shkup, përmes fshirjes dhe larjes së përditshme
manuale dhe makinerike, vazhdon të mirëmbajë higjienën e bulevardeve dhe
rrugëve që janë nën kompetencë të Qytetit të Shkupit, si dhe pastërtinë
e sheshit dhe rrugës Maqedonia, urave për këmbësorë në zonën qendrore të
qytetit, shëtitoren “13 Nëntori” dhe rajonin e Çarshisë së Vjetër të
Shkupit.

Marketing