Gjatë natës së kaluar, ekipet e NP Higjiena Komunale – Shkup kanë
realizuar një sërë aktivitetesh të jashtëzakonshme për ngritjen dhe
transportimin e mbetjes nga deponitë e egra.
Janë larguar rreth 60 metra kub mbetje të hedhura në mënyrë të
paligjshme, të mbetjes komunale të vëllimshme, ndërtimore dhe të
përziera, në rrugët Zhenevska dhe Vasil Çakalarov në komunën Karposh të
Shkupit, ndërsa është intervenuar edhe në rrugën Bradfordska, në afërsi
të restorantit ” Shtëpia Maqedonase “.
Deponitë e egra të larguara kryesisht janë të vendosura rreth
kontejnerëve të destinuar për deponimin e mbetjes komunale ndërsa
krijohen në periudhën kur enët plotësisht janë të zbrazur dhe mbetja
mund të hedhet në to. NP Higjiena Komunale – Shkup apelon të ndalohet
hedhja e paligjshme dhe e pakujdesshme e mbetjes në sipërfaqe publike, e
cila drejtpërdrejt kontribuon në ndotjen e mjedisit jetësor dhe rezikon
shëndetin publik.