Largohen autobusët e parkuar para Qeverisë

Rruga “Ilindeni” para Qeverisë është liruar. Autobusë të Ndërmarrjes Qarkulluese Publike – Shkup para mesditës u larguan nga rruga para Qeverisë, ku ishin parkuar në shenjë proteste pas vonesës së pagave të punëtorëve. Shoferët nuk deshën të flasin para kamerave, por thanë se tashmë janë transferuar pagat në llogaritë e tyre bankare.

Marketing

Ndryshe, nga Qyteti i Shkupit edhe kundër vendimit për ndarje të mjeteve financiare për pagesën e rrogave, fajin ja hedhin Qeverisë, gjegjësisht vazhdojnë të thonë se Ministria e Arsimit dhe Shkencës u ka borxh 120 milionë denarë për subvencionet për kryerjen e transportit të studentëve dhe nxënësve në arsimin e mesëm.