Kur do të fillojnë të ulen çmimet e banesave?

Për shkak të rritjes së inflacionit dhe rritjes së normave të interesit, të gjithë faktorët për rënien e çmimeve në tregun e pasurive të paluajtshme janë plotësuar, por tregu sërish reagon ndryshe. Kreditë për banesa dhe shtëpi po shtrenjtohen, këstet po shtrenjtohen. Në të njëjtën kohë, ndërtimtaria është në stagnim, gjë që duhet të reflektojë edhe në çmim, në të njëjtin drejtim, por pavarësisht gjithçkaje, një metër katror në tregun serb të patundshmërive jo vetëm që nuk është më i lirë, por vazhdon të shtrenjtohet.

Marketing

Rritja e inflacionit ka prekur tashmë tregjet e pasurive të paluajtshme në SHBA, Gjermani dhe Britaninë e Madhe, ku ngadalë çmimet po bien. Në këto vende, çmimi për metër katror, ​​në mos në rënie, ka ngecur. Në Serbi, në të njëjtën kohë, ka një trend tjetër, dhe sipas ekspertëve, është e vështirë të pritet një kthesë tjetër, duke qenë se kërkesa për apartamente ende ekziston.

Sipas ekspertëve vendas, stagnimi në treg dhe rënia e çmimit për metër katrorë, për momentin nuk do të ndodhë kaq shpejt.

“Rritja aktuale e çmimit është një proces që është shumë i vështirë për t’u ndalur. Sipas disa vlerësimeve, tregu mund të stabilizohet vitin e ardhshëm. E sigurt është se do të ketë rënie të vlerës së tregut të pasurive të paluajtshme. Kjo ndodh edhe në tregje të tjera dhe shembulli më i mirë është rënia e vlerës së karburantit, tha për Blic Miliç Gjokoviç, vlerësues dhe eksperti i pasurive të paluajtshme.

Një tjetër e dhënë që ndikon në mos rënien e çmimit për metër katror është ajo se deri më tani në Serbi janë regjistruar 17.600 rusë dhe ukrainas me leje qëndrimi. Sipas të dhënave të Agjencisë për regjistrat ekonomikë, gjatë shtatë muajve të fundit është regjistruar themelimi i më shumë se 2000 kompanive ruse, dhe pikërisht këta janë personat që nëse nuk marrin me qira apartamente, por i blejnë të njëjtat.

Vetëm gjatë shtatorit, çmimi për metër katror në disa komuna të Beogradit, si Novi Beogradi apo Mirijijevo, u rrit për 120 euro dhe në Novi Sad mesatarisht rreth 100 euro.

Kështu, me një çmim mesatar prej 3080 euro për metër katror, ​​Beogradi vijon të kryesojë në çmimet e apartamenteve.

Rënia më e madhe në Poloni

Në SHBA, tregu më i rëndësishëm në botë i pasurive të paluajtshme, rritja e çmimeve nominale u llogarit në tremujorin e dytë, por ishte dukshëm më e ulët se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Tregjet në Evropë gjithashtu shënojnë rënie. Nëse në Gjermani u shënua rritje e çmimeve në gati 12 për qind, në tremujorin e dytë të këtij viti çmimet e pasurive të paluajtshme për banesa u rritën me vetëm 2.2 për qind në bazë vjetore.

Rënia më e madhe u regjistrua në Poloni, gjegjësisht Varshavë. Deri sa çmimet atje realisht u rritën me 4.5 për qind në tremujorin e dytë të vitit të kaluar, këtë vit ata shënuan rënie prej 7.6 për qind. Për tre muaj, çmimet ranë me 2.7 për qind.

Ndryshim ka edhe në Spanjë, ku çmimet u rritën me 7.1 për qind në tremujorin e dytë të vitit të kaluar, ndërsa ranë me 6.27 për qind këtë vit./tv21.tv/blicbiznis/

Marketing