Ballina Aktuale Largohen veturat e braktisura në hapësirat publike të komunës së Çairit, Ganiu...

Largohen veturat e braktisura në hapësirat publike të komunës së Çairit, Ganiu ka një thirrje për qytetarët

Visar Ganiu
Ju informojmë se aksioni për largimin e automjeteve të braktisura, të shkatërruara ose të dëmtuara ka filluar dhe do të vazhdojë në ditët në vijim. Ky aksion ka për qëllim pastrimin e sipërfaqeve publike dhe ruajtjen e sigurisë në komunitet.
Të gjithë pronarët e automjeteve të tilla janë të lutur të veprojnë sa më shpejt dhe t’i largojnë ato nga vendet publike. Nëse automjetet nuk hiqen brenda afatit të caktuar, ato do të hiqen me shpenzimet e pronarëve.
Për informacione shtesë, ju lutemi kontaktoni NP “Shkupi Vjetër” në ndërtesën administrative të Komunës së Çairit ose në numrin e telefonit 022603074.
Faleminderit për bashkëpunimin tuaj në krijimin e një ambienti më të pastër dhe më të sigurt për të gjithë!        https://www.facebook.com/share/p/ftuxNNuHtrPpxE2x/

Marketing
Marketing
Exit mobile version