Largohet deponia e egër në një lagje të Shkupit

Ekipet e NP Higjiena Komunale – Shkup gjatë natës së kaluar realizuan
aksion për largimin e deponisë së egër të gjerë që ndodhet në bulevardin
Nikolla Karev (rruga e Plastikave), në cep me rrugën Maksut Sadik, në
afërsi direkte të Ambasadës së SHBA.
Në kuadër të aksionit janë ngritur dhe transportuar përafërsisht 40
metra kub hedhje të paligjshme kryesisht mbetje komunale të vëllimshme,
ndërtimore dhe të përziera. Pas largimit të deponisë së egër, u zbatua
edhe larja manuale në mikrolokacione. Aktivitetet u realizuan në
bashkëpunim me NP Rrugët dhe Rrugicat dhe NP Parqet dhe Gjelbërimet.
Rajoni i treguar paraqet “njollë të zezë” ku vërehet vazhdimisht hedhja
e paligjshme e mbetjes në sipërfaqet publike dhe të trafikut. Në
periudhën e ardhshme, Eko-patrulla pranë NP Higjiena Komunale – Shkup do
të zbatojë mbikëqyrje të shpeshtë patrulluese të këtij mikrolokacioni.

Marketing