Largohet Henry, Monaco pa trajner

Pasi kërkoi me të gjitha mënyrat që të marrë drejtimin e një “anije” që po mbytet, tani Monaco vendos të sakrifikojë “timonierin” e saj.

Marketing

Skuadra e principatës vendosi të shkarkojë legjendën e futbolit francez Thiery Henry për shkak të rezultateve negative në Ligën e Parë, që e kanë bërë formacionin e njohur të diskutojë qëndrimin në elitën e Francës.

Monaco është në vendin e parafundit në renditjen e kampionatit, me vetëm 1 pikë diferencë nga vendi i fundit, por në rrezik të madh për të rënë nga kategoria.

Emërimi i Henry ishte parë nga manjatët në drejtim të klubit si një mënyrë për të stimuluar futbollistët cilësorë për t’u rikthyer te fitoret, por gjithçka rezultoi e kotë.

Drejtimin e skuadrës plot yje tani e ka marrë Frenk Pasi, në pritje të zëvendësimit të trajnerit të mëparshëm që zgjati vetëm 3 muaj. Ish-sulmuesi i Arsenalit mori në pankinën e Monaco 4 fitore në 20 ndeshje në të gjitha kompeticionet.