Largohet nga Kongresi i SHBA pas 32 viteve, Engel: Kosova, në zemrën time

Eliot Engel nesër largohet nga Kongresi në SHBA.

Marketing

Pas 32 vjetëve të shkëlqyeshme, sot është dita ime e fundit si anëtar i Kongresit. Ka qenë nder t’u shërbej dhe jam përjetësisht falënderues që më është ofruar mundësia t’u përfaqësoj. Faleminderit që më keni dhënë besimin e juaj” tha ai.

Më vonë Engel ka postuar në llogarinë e tij në “Facebook”, fjalimin e mbajtur pak ditë më parë ku ka përmendur dhe Kosovën.

Unë gjithmonë kam pasur një vend të veçantë në zemrën time për Ballkanin dhe në veçanti, për Kosovën. Në vitin 1999, fuqishëm e kam përkrahur ndërhyrjen e Administratës Clinton në Ballkan. Parandaluam gjenocidin. Që nga atëherë, kam qenë përkrahës i sovranitetit të Kosovës dhe pavarësisë.

Shteti ka bërë hapa të jashtëzakonshëm dhe njihet nga SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Japonia dhe shumë shtete tjera të rëndësishme” tha Engel, i cili së fundi ishte kryetar i Komitetit për Politikë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve.