Bëri vaksinën anti-COVID, mjekja meksikane shtrohet në spital

Një mjeke është shtruar në një spital në Meksikë pasi është vaksinuar kundër COVID-19.

Marketing

Autoritetet meksikane thanë se po studiojnë rastin e mjekes në fjalë, e cila është 32-vjeça dhe u shtrua në spital pasi mori vaksinën Pfizer-BioNTech.

Doktoresha u shtrua në njësinë e kujdesit intensiv të një spitali publik në shtetin verior të Nuevo Leon pasi ajo përjetoi kriza, vështirësi në frymëmarrje dhe një skuqje të lëkurës.

Ndërkaq emir i mjekes nuk është bërë i ditur.

“Diagnoza fillestare është encefalomieliti”, tha Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë të lëshuar të premten mbrëma. Encefalomieliti është një inflamacion i trurit dhe palcës kurrizore.

Ndërkaq Ministria shtoi se mjekia ka një histori të reaksioneve alergjike dhe u shpreh se nuk ka asnjë provë nga provat klinike që të jetë zhvilluar një inflamacion pas aplikimit të vaksinës./