Larje makinerike e rrugëve në Komunën e Sarajit

Eikipet e NP Higjiena Komunale Shkup sot kryen larje makinerike të rrugëve në Komunën e Sarajit. Me këto aktivitete në tërësi u përfshinë venbandimi Saraj dhe Qendra për sport dhe rekreacion “Matka”, si dhe vendbanimet Gërçec, Gllumovë, Shishovë, Kondovë, Svillare e Poshtme dhe e Epërme, Rashçe, Arnaqi e Poshtme dhe e Epërme, Semenisht, Bukoviç, Laskarcë, Kopancië dhe Bojanë.

Marketing

“Në bashkëpunim me NPK “Saraj” sot realizuam larje makinerike të rrugëve kryesore dhe rrugëve shërbyese të Komunës së Sarajit, me qëllim ngritjen e nivelit të higjienës publike dhe mbrojtjen e shëndetit të banorëve të kësaj komune të qytetit.” – tha Drejtori i NP Higjiena Komunale – Shkup, Abdusamed Shabani.