Lashkoska: Analizat krahasuese na ndihmojnë në përcaktimin e prioriteteve, perspektivave dhe potencialit për konkurrencë të Maqedonisë së Veriut

Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Ane Lashkoska, e hapi manifestimin “Perspektivat për konkurrencën e Ballkanit Perëndimor për vitin 2024” në të cilën u prezantuan gjetjet kryesore konkrete për profilin ekonomik të vendit tonë nga vlerësimi i realizuar në bashkëpunim me Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD).

Marketing

– Nga MMJPH-ja, po realizojmë shumë projekte të mbështetura nga BE-ja përmes programit IPA, ndër të cilat kemi projekte të mëdha infrastrukturore të përfshira në strategjitë kombëtare, të cilat kërkojnë një ekonomi të shëndoshë – theksoi Lashkoska në fjalimin e saj.

Sipas saj, MMJPH-ja tashmë ka arritur progres të dukshëm në fushën e mjedisit, por ka ende shumë sfida në zbatimin e projekteve dhe politikave.

– Kjo është arsyeja pse mjeti i krijuar nga të dhënat e transferuara nga vlerësimi do të na tregojë se në cilat fusha do të duhet të prioritizojmë. Ai vlerësim do të na japë mundësinë të krahasohemi me vendet e tjera të rajonit, por edhe me vendet anëtare të BE-së dhe OECD-së në drejtim të përmirësimit të politikave tona të përgjithshme të qeverisjes – tha zv.ministrja.

Në këtë ngjarje u diskutua për arritjet dhe sfidat kryesore në ekonominë e vendit tonë, perspektivat dhe potencialin për konkurrencë të Maqedonisë së Veriut, nxitjen e rritjes së qëndrueshme dhe përshpejtimin e afrimit të saj me vendet anëtare të BE-së dhe OECD-së.

Diskutimet u fokusuan gjithashtu në performancën ekonomike në politikat e mjedisit dhe ndarjen e udhëzimeve dhe standardeve më të fundit të politikave të OECD-së.