Latas para gjyqit, seancë edhe për “Kozmosin”

Në Gjykatën Penale në Shkup sot janë caktuar seanca për lëndët e PSP-së “Lëndina” dhe TNT”.

Marketing

Në rastin “Lëndina” të akuzuar janë Dragan Pavloviq- Latas dhe vëllezërit e tij Sërgjan dhe Xvezdan për ndërtim të palejuar të tre vikend- shtëpizave në Zelenikovë.

Sipas PSP-së, të akuzuarit kanë ndërtuar tre vikend-shtëpiza në komunën e Zelenikovës, pa pasur të drejtë apo leje për ndërtim. Latas ka ndërtuar shtëpizë prej 317 metra katrorë, ndërsa vëllezërit e tij, shtëpiza prej 130, apo 104 metra katrorë.

Nga provat e PSP-së, mes tyre edhe incizime satelitore, ekspertizë si dhe dokumentim tjetër, këto tre vikend- shtëpiza janë nisur për ndërtim në vitrin 2011, ndërsa leje për ndërtimin e tyre është marrë në vitin 2013 kur dhe janë përfunduar.

Në gjyq sot është caktuar edhe seancë për lëndën “TNT” për rrënimin e kompleksit banesor- afarist “Kozmos” të biznesmenit Fijat Canoski.

Për lëndën TNT, mes të akuzuarve është edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministri për Transport dhe Lidhje Mile Janakieski si dhe ish kryetari i komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski.

Sipas akuzës së PSP-së, të akuzuarit në vitin 2011 kanë kryer vepër penale nga urrjejtja politike me rrënimin e kompleksit “Kozmos” të Fijat Canoskit.