Lavrov do të takohet me ministrin e Jashtëm ukrainas në Turqi

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov pritet të takohet të enjten në Antalia të Turqisë me ministrin e Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba.

Marketing

Takimi vjen pasi Rusia vazhdon pushtimin e Ukrainës.

Ukraina thotë se sulmet me raketa kanë vazhduar në zona të banuara në disa qytete dhe se kryeqyteti Kiev mund të përballet me një sulm të gjithanshëm.

Ndërsa sot do të zhvillohet raundi i tretë i bisedimeve mes negociatorëve rus dhe atyre ukrainas.