Lavrov: Perëndimi është thuajse në luftë reale me Rusinë

“Perëndimi nuk është më i angazhuar në një luftë hibride me Rusinë. Por në fakt është i përfshirë në një luftë thuajse reale.” Kështu është shprehur të hënën ministri i Jashtëm i Rusisë.

Marketing

Reagimi i Sergei Lavrov vjen pasi Perëndimi dërgoi armë me vlerë miliarda dollarë në Kiev. Komentet, kryediplomati rus i bëri gjatë një deklarate të përbashkët me homologen e Afrikës së Jugut.

Ndërkohë, më herët gjatë ditës, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov është shprehur se hezitimi i Europës për të dërguar tanke të Gjermanisë në Kiev tregon se “ka një rritje të nervozizmit brenda NATO-s.

“Por sigurisht që të gjitha vendet që marrin pjesë, drejtpërdrejt ose indirekt, në pompimin e armëve në Ukrainë dhe në ngritjen e nivelit të saj teknologjik mbajnë përgjegjësi për vazhdimin e konfliktit. Çështja kryesore është se është populli ukrainas ai që do të paguajë çmimin për gjithë këtë pseudo-mbështetje,” tha ai

Marketing