Lavrov vlerëson si konstruktiv takimin me sekretarin amerikan Blinken

Shefi i diplomacisë ruse ka përshëndetur bisedën “konstruktive” me kolegun e tij, sekretarin amerikan Blinken, pas takimit të parë zyrtar pas zgjedhjes së presidentit të ShBA-ve Biden, shkruan “Beta”, transmeton “Bota Sot”.

“Biseda më duket shumë konstruktive“, ka thënë Lavrov sipas agjencisë RIA.

Rusia edhe ShBA sipas tij “kuptojnë nevojën për t’i dhënë fund klimës jo të shëndoshë që u krijua në raportet mes Moskës edhe Uashingtonit në vitet e fundit” tha Lavrov.

Marketing

Të dy shefat e diplomacive të fuqive të mëdha u takuan në Rekjavik, ku udhëtuan në takimin ministror të Këshillit të Arktikut.

Ministri rus tha se as amerikanët e as rusët nuk janë të lumtur për dëbimin e diplomatëve, që ka ndodhur viteve të fundit. “Kjo është reagim zinxhir, që nuk i ndihmon askujt” është mendimi im tha Lavrov.

Sipas tij Rusia la konfirmuar propozimin e saj “për fillimin e dialogut në të gjitha aspektet” e “stabilitetit strategjik”.

Takimi mes Biden edhe Putin mund të mbahet në korrik në një vend të tretë, kanë thënë Moska edhe Uashingtoni, ndonëse data nuk është përcaktuar.

Marketing