Ka ndërruar jetë afaristi i njohur nga Shkupi, pronar i kompanisë Gemak Trade dhe Hotel Park, Enver Maliqi. Ai ishte edhe zëvendëskryetar i Shkupit. Maliqi gjithashtu ka qenë edhe konsull nderi i Meksikës, ndërsa në për më shumë se 30 vjet “Maliqi Group” ka vendosur shtyllat e suksesit duke krijuar shumë kompani në industri të ndryshme në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë.
Miqtë dhe familjarët e tij shprehen të pikëlluar për humbjen e tij. Ndër to edhe biznesmeni Lazim Destani.
Postimi i plotë i Destanit:
“Me dhembje e mora lajmin mbi vdekjen e mikut tim, Enver Maliqit. Shuarja e tij i ka sjellë pikëllim jo vetëm familjes, por edhe miqve të shumtë, komunitetit të biznesit si dhe qytetit të Shkupit ku ai ishte në pozitën e Nënkryetarit. Do të mbeten përgjithmonë në kujtesën time çastet e bukura që kemi kaluar së bashku me këtë njeri që shquhej për zemërgjerësinë dhe bujarinë e tij.
Në këto ditë të vështira për familjen dhe miqtë, – pranoni ju lutem ngushëllimet e mia të sinqerta.
Në paqe u prehtë shpirti i tij!”– shkruan ai.