Me këtë rast ai ka pranuar qindra mesazhe urimi, ku ndër të veçantët kanë qenë urimi nga KF “Shkëndija”, por edhe një urim nga djali i tij, Blerim Destani.
“I nderuar z. Destani,
Sot me rastin e ditëlindjes suaj, të gjithë ne të Familjes së Madhe Kuqezi, kemi kënaqësinë t’Jua përcjellim urimet tona më të mira. Jetë të gjatë, shëndet e suksese paç gjithmonë!
Jemi krenarë me ju, faleminderit që me mbështetjen tuaj gjithmonë jeni pranë nesh e pranë shoqërisë sonë. GËZUAR DITËLINDJA 🎂”, shkruajnë kuqezinjtë e Shkëndijës.
E, sot, me rastin e ditëlindjes, Lazim Destani ka pranuar një mori mesazhesh të perzemërta e dashamirëse, shkruan “Kosovarja”.
I biri, Blerim Destani, aktor i afirmuar ndërkombëtarisht, ka gjetur fjalët më të bukura me rastin e ditëlindjes së të atit.
“Urime babë, edhe 100 të lumtura”, ka shkruar Blerimi. Siç mësohet Lazim Destani ka festuar ditëlindjen e 70-të.