Takimi vjetor i Berlinit, krahas deputetëve të Bundestangut e politikanëve gjerman edhe këtë vit i bëri bashkë shumë personalitete nga jeta aktive politike dhe nga sfera e biznesit, të ardhur nga gjithë bota.
Në kë takim , me ftesë nga Bundestagu Gjerman ka marrë pjesë edhe filantropi i njohur shqiptar e ndërkombëtar z. Lazim Destani.
Për këtë takim të përvitshëm të organizuar nê Berlin, z,Destani shprehi përshtypjet e tij me pak fjalê në rrjetin e tij social.
Ja postimi i plotë:
I ftuar nga Bundestagu Gjerman, dje dhe sot me kënaqësi po marr pjesë në takimin e përvitshëm këtu në Berlin ku po zhvillohen diskutime për Europën e bashkuar, për integrimin e Ballkanit dhe rrugën e tij drejt një zhvillimi të përparuar perëndimor.
Takimi vjetor i Berlinit, krahas deputetëve të Bundestagut e politikanëve gjermanë, edhe këtë vit i bëri bashkë shumë personalitete nga jeta aktive politike dhe nga sfera e biznesit, të ardhur nga e gjithë bota.
Ndër temat e ndryshme këtu, diskutime të frytshme zhvilluam edhe mbi nevojën e integrimit të përshpejtuar të vendeve të Ballkanit në BE ndërsa vëmendje të posaçme i kushtuam çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën.
Ky takim në Bundestag ishte një ngjarje e rëndësishme ndërkombëtare ku personalitete të shquara nga mbarë bota, në frymë bashkëpunimi, ndajnë vizionin e përbashkët – vende progresive e të lira.