Lazim Destani në tubimin e BDI me mërgimtarët, Hajredini i çon një porosi?

“Gabove, i nderuari z.Lazim, si unë dhe shumë të tjerë dikur, kaq vonë Ali Ametit i besove”, ka qenë një koment i analistit politik dhe ish-ministrit të financave, Xhevdet Hajredini, pasi që Lazim Destani dje ishte pjesë e tubimit me mërgatën në Tetovë të organizuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI).

Marketing

Pronari i kompanisë “Ecolog”, Lazim Destani dje në këtë tubim theksoi se ministrat aktual të BDI-së janë ata që shpejtuan të kontribojnë që fabrika për makinat elektrike të ndërtohet në Tetovë, pasi që projekti ishte prezantuar në Shqipëri dhe Kosovë.

“Kur vendosëm që ta sjellim në Ballkan. Ne ua ofruam tre shteteve. Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë. Për fat të mirë Maqedonia u gjet më e shpejtë, me ndihmën e ministrave, me ndihmën e Qeverisë edhe me këto ministrat e rinj që kanë kontribuar, t’u them të drejtën ia kaluan Kosovës dhe Shqipërisë dhe fabrika do të ndërtohet këtu në Tetovë”, tha Destani.