Mbrëmë në Düsseldorf të Gjermanisë, në organizim të Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptarë në këtë shtet, u mbajt një Akademi Jubilare kushtuar Shën Nënë Terezës, duke përkujtuar kështu 40-vjetorin e nderimit të saj me Çmimin Nobel për Paqe, 3-vjetorin e shnjtërimit dhe 109 vjetorin e lindjes së saj.
Për ta nderuar gjithë këtë manifestim, u kujdes presidenti i kompanisë ndërkombëtare të biznesit Ecolog, Z. Lazim Destani,i cili sponzorizoi ardhjen e biografit të Shën Nënë Terezës, Dr.Don Lush Gjergjit, vikar gjeneral i Ipeshkvisë së Kosovës dhe njëkohësisht, duke lëshuar në dispozicion lokalet e Klubit Ekonomik në Düsseldorf, anëtar të të cilit janë më se 400 vetë të elitës ekonomike dhe politike te këtij qyteti.
Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptarë në Gjermani, bëri që me një pedantëri organizative ky manifestim të shkojë mbarë dhe pjesëmarrësit e shumtë, ta përjetojnë një shlodhje shpirtërore duke komunikuar më Don Lush Gjergji, i cili pos misionit të tij fetar, në dyzetë vitet e fundit, ishte një nga figurat qendrore të jetës kulturore dhe shoqërore në Kosovë, që në rrethana të rënda iu gjend popullit të vet, duke dhënë gjithçka nga vetja.
Fillimit të manifestimit i prinë Lazim Destani, duke folur për mundësitë e mëdha që sot kanë shqiptarët e shpërndarë nëpër botë për t’u lidhur rreth strumbullarit kombëtar pa dallime fetare, krahinore regjionale dhe bindje politike si dhe Imami i Düsseldorfit Mensur Halili, i cili shpaloi vlerat e Shën Nënës Trerese dhe reflekiuimin e tyre në jetën shqipitare.
Pastaj në disa pika biografike të Shënë Nënë Terezës, Don Lush Gjergji,rifreskoi kujtesën e të pranishmëve, për një figurë e cila në vazhdimësi mbetet aktuale dhe nderon kombin. Ishte interesant dhe dobiprurës për manifestimin bashkëbisedimi i Don Lush Gjergjit me të pranishmit në manifestim , e sidomos për rolin e Kolë Bojaxhiut, ndërtimtarit që ngriti stacionin hekurudhor në Shkup (atë të dëmtuarin nga tërmetiu i vitit 1963) dhe marrëdhëniet e tij me franzezët në ndërtimin e hekurudhës Fushëkosovë – Shkup, në kohën kur njërezit nuk besonin se Grykës së Kaçanikut nuk mund të kalonin as zogjtë e lëre me treni.
Për dy orë bashkëbisedim, të pranishmit bënë një përcjellje aktive të elementeve biografike të Shën Nënë Terezës, të cilat i preku autori i 17 librave për të, Don Lush Gjergji, ku miliona libra të tjerë të botuar nëpër botë, prej burimeve të tij dëshmojnë për përjakësinë kombëtare shqiptare të Shenjtëreshës sonë.