Ballina Lajme Maqedoni Lazim Destani takohet me Kryetarin e Komunës të Bursës, z. Alinur Aktash

Lazim Destani takohet me Kryetarin e Komunës të Bursës, z. Alinur Aktash

Personaliteti i shquar shqiptar, Lazim Destani, në faqen e tij në Instagram shkruan se, së bashku me grupin e afaristëve nga Rrjeti i Bizneseve për Europë, këto ditë po zhvilllojnë një vizitë në Bursa të Turqisë.

Marketing

Destani, bashkë me mbi 30 afaristë nga vende të ndryshme të Europës e nga Kosova sot ishin pjesë e agjendës së organizuar nga Shoqata e Bizneseve Shqiptare në Turqi, ‘ARNIAD’.

Postimi plotë:

Së bashku me grupin e afaristëve nga Rrjeti i Bizneseve për Europë këto ditë po zhvillojmë një vizitë në Bursa të Turqisë. Më se 30 afaristë nga vende të ndryshme të Europës e nga Kosova sot patëm kënaqësinë të jemi pjesë e agjendës së organizuar nga Shoqata e Bizneseve Shqiptare në Turqi, ‘ARNIAD’.

Gjatë aktiviteteve të sotme ne vizituam një numër biznesesh të suksesshme të bashkëkombësve tanë që jetojnë të shpërngulur në këtë qytet.

Një nga takimet e këndshme që na bëri nder dhe është për ta veçuar ishte ai me Kryetarin e Komunës së qytetit të Bursës, z. Alinur Aktash.

Me këtë rast dua të falënderoj nikoqirin për pritjen e ngrohtë e vëllazërore si dhe për organizimin e përkryer të këtij aktiviteti të rëndësishëm që e rrit hapësirën e bashkëpunimit mes bizneseve tona.

Vizita jonë në Bursa do të vazhdojë edhe nesër ku do të zhvillojmë takime B2B.

Exit mobile version