Lazio shpërblen Milinkovic-Savic për besnikërinë e shfaqur. Pavarsisht ofertave edhe pas merkatos së kësaj vere, mesfushori serb vendosi të qëndrojë te klubi bardhekaltër, dhe për këtë arsye drejtuesit e Lazios kanë vendosur ta shpërblejnë lojtarin me një kontratë të re. Igli Tare dhe Claudio Lotito kanë arritur akordin me agjentin e futbollistit për një marrëveshje të re me kontratën aktuale që do të zgjatet edhe me një tjetër vit deri në 2024-ën ndërkohë që Milinkovic-Savic do të përfitojë më shumë sesa paga aktuale pasi nga kontrata e firmosur një vit më parë ai merr 3 milionë euro në sezon. Përveç bazës fikse në marrëveshjen e re do të shtohen edhe disa bonuse ndërkohë që Lazio mund të përfshijë edhe një klauzolë largimi nga 120 deri në 150 milionë euro, pasi drejtuesit bardhekaltër janë të bindur se serbi do të zhvillojë një sezon të shkëlqyer dhe do ta rrisë vlerën e tij në merkato.
Marketing