Lazio e shqiptarëve e eliminon Marseillen nga Europa Ligë, kualifikohet për fazën tjetër

Lazio e ka mundur me rezultat 2-1 sonte Marseille duke i dhënë fund shpresave të kësaj skuadre për një kualifikim në fazën tjetër të Europa Ligë. Kujtojmë që në këtë ndeshje startuan tre shqiptarët, Strakosha, Durmishi dhe Berisha, ndërkaq Marseille ishte vitin e kaluar në finale të Europa Ligë ku humbi nga Atletico Madrid.

Marketing

Lazio e ka dëshpëruar keq sonte Marseille, pasi që në Olympico e ka mundur me rezultat 2-1, një rezultat që e eliminon këtë skuadër nga Europa Ligë.

Lazio e kërkoi fitoren që nga fillimi i saj duke sulmuar në drejtim të portës së mysafirëve, por ata tentonin që ta zinin atë në befasi me anë të kundërsulmeve.

Goli i parë erdhi në minutën e 45’të te ndeshjes ku Ciro Immobile asistoi për Parolon, i cili shënoi në këndin e portës për epërsinë e parë të Lazios në këtë ndeshje.
Edhe pjesën e dytë Lazio e nisi shumë më mirë se Marseille dhe shënoi golin e dytë në minutën e 55’të.
Përsëri në skenë ishte Immobile, që sonte nuk shënonte por asistonte për bashkëlojtarët e tij.

Kësaj radhe asisti i Immobiles ishte për Correan që shënoi në minutën e 55’të.

Marseille reagoi me një gol që e shënoi në minutën e 60 Thauvin, pasi që mbrojtësit e Lazios gabuan.
Marseille ishte afër ta barazonte rezultatin në minutën e 5 shtesë por Strakosha intervenoi.

Me këtë fitore Lazio arrin në kuotën e 9 pikëve në grupin e saj. Ata janë në vendin e dytë pas Frankfurtit me të cilin do të garojnë për vendin e parë pasi që Marseille dhe Apollon Limassol tashmë janë eliminuar nga kjo garë.

Marketing