Pas largimit të shqiptarit Igli Tare nga posti i drejtorit sportiv, Lazio ka gjetur menjëherë dhe zëvendësin e tij.
Presidenti Lotito ka vendosur t’ia japë këtë detyrë të rëndësishme 61 vjeçarit italian Angelo Fabiani, i cili më herët ka qenë drejtor sportiv te Salernitana.
Prezantimi i Fabianit pritet të bëhet më 1 korrik, teksa 61-vjeçari ka nisur edhe takimet me trajnerin Sarri, për të planifikuar lëvizjet në merkato.
Igli Tare u largua nga Lazio në fund të sezonit, duke i dhënë fund një kapitulli 18-vjeçar te bardhekaltrit.