Lazio shkëlqen me shqiptarë në fushë, 3 pikë të arta në Genoa

Lazio fitoi 1-3 në fushën e Sampdorias, në sfidën për javën e 16-të të Serie A. Kryeqytetasit bënë një pjesë të parë fantastike, teksa shënuan 3 herë, falë dopietës së Immobiles dhe golit të Saviç. Në të dytën, Sampi ngushton diferencën në fund me Gabiaddinin.

Marketing

Sa i përket lojtarëve shqiptarë, nga minuta e parë për lacialët e nisën Hysaj dhe Strakosha. Skuadra e Sarrit është në vendin e shtatë me 25 pikë. Sampdoria qëndron në vendin e 15-të me 15 pikë.