Valon Berisha, Riza Durmishi, Thoma Strakosha janë tre shqiptarët që Inzaghi ka zgjedhur që të luajnë sonte për Lazio.
Lazio do të takohet sonte në një ndeshje kruciale për të kaluar fazën e grupeve në Europa Ligë.
Një fitore e Lazios sonte do të bënte që ajo të jetë afër kualifikimit së bashku me Frankfurtin derisa finalisti i vitit të kaluar Marseille në Europa Ligë do të eliminohej nga kjo garë.
Për këtë ndeshje, trajneri i Lazio portën ja ka besuar Thomas Strakoshës, portierit të Kombëtares shqiptare, anën e majtë të mbrojtjes Riza Durmishit kurse mesfushën ofensive, kosovarit dhe nënkapitenit të Kosovës, Valon Berisha.
Para dy jave, Lazio e kishte mundur Marseille në Francë duke marrë tri pikë të vlefshme.