Lazio sulmon Juventus-in: Kemi përshtypjen se ka një favorizim

Në ditët e kaluara kanë shkaktuar shumë debate imazhet e Cristiano Ronaldo-s që stërvitej në një fushë futbolli. Sipas pjesës më të madhe, sjellja e porrtugezit nuk ka qenë nga më të mirat dhe kritika të tjera kanë ardhur direkt nga Roma, më saktësisht nga Lazio.

Marketing

Arturo Diaconale, zëdhënësi i klubit të Lotito-s, ka thumbuar shpesh Juventus-in gjatë këtyre ditëve dhe, në një intervistë të dhënë për Radiosei, nuk e ka humbur rastin për të sulmuar përsëri rivalët:

“Kemi përshtypjen se ka një favorizim. E kam fjalën për lojtarët që janë jashtë shtetit, që do të kenë mundësinë të kthehen dhe të rifillojnë stërvitjet si lojtarët e Lazio-s. Por me një ndryshim, bardhekaltrit kanë qëndruar në shtëpi, ndërsa nga Portugalia kam parë disa imazhe të shkëlqyera të Ronaldo-s që stërvitje në një fushë futbolli”.

“Ne nuk kemi mundur ta bëjmë. Megjithatë, unë mendoj se bëjnë mirë, atletët profesionistë duhet të bëjnë aktivitet fizik gjatë gjithë kohës. Le të them se të tjerët kanë patur një avantazh”, ka përfunduar Diaconale.